Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkohej në Sarandë për trafik droge, kapet në Selanik 32-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb

Adriatik Xhini, është 32-vjeçari i cili ka rënë në prangat e policis greke. Sipas asaj që bëhet me dije nga autoritetet e vendit fqinj mësohet se Xhini është arrestuar në Dhiavata të Selanikut, me kërkesë të Interpolit të vendit tonë.

32-vjeçari kërkohej në Shqipëri për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, për ngjarje të ndodhura në periudhën 1 prill 2019 – 23 prill 2020.  Precedurat për ekstradimin e Xhinit në vendin tonë kanë nisur.

Në 1 prill 2019, ai u shpall në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Berzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.

Ne foto: Adriatik Xhini Ne foto: Adriatik Xhini

Adriatik Xhini është arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës. Ai ra në pranga në kuadër të operacionit “Transferimi”ku ranë në pranga 4 persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuanë të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.

Xhini ka qenë më parë i dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, i’u gjet edhe një dorezë metalike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese