Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Kërkohej në Itali për vepra të rënda penale, arrestohet 50-vjeçari nga Tirana (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e0cf9c0045e214d25da83bb2ac9b1739

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari me iniciale A.L, 50 vjeç, banues në Tiranë, kërkohet për disa vepra penale si “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punën për kapjen e personave  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

  • A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas  për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga  nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img