Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Kërkohej në emision si e humbur, vajza prostituonte në Tiranë me klienta VIP, Gjykata dënon me 7 vite burg tutorin (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

e109936d5c401f339ff4d29a89a0083d

Ishte denoncuar nga familja si e humbur dhe kishin nisur kërkimet për gjetjen e saj, por Z.M ishte në Tiranë, ku prostituonte në hotele me italianë e klientë VIP.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se Z.M shfrytëzohej si prostitutë nga Bejo Bresha, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite burg.

Së bashku me Z.M, prostituoheshin edhe dy vajza të tjera, I.M dhe A.I.

Nga përgjimet e prokurorisë rezulton se Bejo Bresha ka kryer telefonata me K.H, i cilië shtë drejtor sportiv i një ekipi futbolli në Shqipëri, ku K.H i ka kërkuar t’i sigurojë femra për të kryer marrëdhënie seksuale.

Bresha i siguron vajzën I.M, ndërsa K.H i dërgon mesazh me këtë përmbajtje: “200 thuaji, për nesër…”.

Një ditë më pas është organizuar edhe një takim mes K.H dhe Z.M, që ishte raportuar në emisionin “Pa gjurmë” si e humbur.

Në përgjime del se Brejo dhe vajzat Z.M dhe I.M janë takuar, ndërsa tutori i ka siguruar klientë italianë dy vajzave, ndërsa pas takimit me italianët, vajzat i kanë kërkuar Brejos të merrte më shumë lekë, pasi kishin qëndruar secila me nga dy klientë, për 4 orë gjithsej.

Policia ka dokumentuar edhe episode të tjera kur Brejo i gjente klientë vajzave, ndërsa fitimet ndaheshin, ku Brejo merrte një pjesë të mirë të parave të fituara.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img