Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kërkohej ndërkombëtarisht, merr fund në Gjermani arratisja e të riut shqiptar

Lajme të ngjashëm

Teksa udhëtonte me një makinë tip Volksëagen Passat me targa shqiptare, një shtetas shqiptar u ndalua nga policia gjermane ditën e djeshme në Irschenberg.

Pasi i kërkuan dokuemntat shoferit 29-vjeç, autoritetet gjermane vendosën të kontrollojnë më tepër për shqiptarin duke zbuluar se kishte ndryshuar emrin.

Madje këtë gjë e kishte bërë pasi me emrin e vjetër ishte paditur nga prokuroria e Kiel për një grabitje me armë të ndodhur në Neumunster.

Falë emrit të tij të ri shqiptari 29-vjeçar kishte mundur të udhëtonte në Zvicër, Itali e Francë por aventura e tij përfundoi në Gjermani.

 


Më shumë