Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Kërkimet për të duartrokitur jetën apo për heshtjen vrastare, EMRAT e shqiptarëve që humbën jetën nën gërmadha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas më shumë se 20 orëve që nga lëkundja më e fortë prej 6.4 ballë mëngjesin e kësaj të marte (03:54) janë raportuar deri më tani 24 jetë të humbura, dhjetëra njerëz nën rrënoja mbi 650 të plagosur si dhe dëme të shumta materiale.

Deri më tani është bërë me dije një listë paraprake me personat e gjetur fatkeqësisht të pajetë nga ekipet e kërkimit. Vihet re që fatkeqësisht tërmeti i fortë nuk ka kursyer as fëmijët, të moshuarit, madje as edhe shuarjen e një familjeje.

Emrat: 

Diena Meçaj 30 vjeç së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare

Isa Abazi, 32 vjeç

Shemsedin Abazi, 36 vjeç (dy vëllezërit nga Kosova)

Kristian Reçi 24 vjeç (I riu i cili sapo kishte dalë nga burgu)

Sardi Çuka dhe nëna e tij (nuk dihet identiteti)

Evi Kardashi (Balerinë në ‘Miramare’ në Durrës)

Sadete Lala

Emilio Lala

Ilir Lala (i paralizuar, në një familje me Sadeten)

Drita Cakoni (15-vjeçarja që e kërkonte daja e saj me pasaportë në dorë)

Bukurie Leka 70-vjeç

Ersid Hoxholli 32-vjeç (ra nga ballloni në Mamurras)

Erisa Cara

Almir Cara

Fatmira Cara

Anthi Cara

Sadajana Cara

Stela Cara

Hasan Cara (Të shtatë viktimat familjarë me njëri-tjetrin)

Bajram Hajdarmataj (Kryekomisari dhe Pedagogu)

Një i ri në Thumanë (ende i paidentifikuar)

Ndërkohë ekipet speciale të kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat më të prekura nga tërmeti.

Ekipet janë fokusuar sidomos në zonën e Thumanës, në disa zona të Durrësit, si tek zona e ish-Kënetës, në lagjen 18, si dhe në lagjet 1 dhe 7, në zonën e Plazhit, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Kur tashmë janë mbushur 20 orë nga rënia e tërmetit të fuqishëm, ekipet e specializuara vazhdojnë operacionet e kërkimeve me shpresën se duartrokitjet e gjetjeve të personave të gjallë në rrënoja do të mundin heshtjet vrastare të gjetjes së kufomave pa jetë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img