Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Kërkesë e lartë për naftë pa taksa nga fermerët", Krifca: Nisëm shpërndarjen e 34 mijë kartave

Shkruar nga Newsbomb
"Kërkesë e lartë për naftë pa taksa nga

Mbi 68 mijë fermerë i janë përgjigjur thirrjes së Skemës Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2023, ndërkohë që për t’iu përgjigjur interesit të lartë të fermerëve për naftë pa taksa, ka nisur procesi i shpërndarjes së kartave.

Mbështetja me naftë pa taksa ka rezultuar edhe masa më e kërkuar nga fermerët të cilët aplikuan për mbështetje për rritjen e sipërfaqeve të mbjella, ndërsa janë shtuar proceset e mekanizuara në Bujqësi.

Kërkesa ka qenë e lartë, me 54 mijë fermerë që aplikuan për këtë masë mbështetëse.

Përballë kësaj kërkese ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, thotë se të parët që do të marrin mbështetje do jenë pikërisht këta bujq, me qëllimin kryesor që fermerit shqiptar t’i ulen kostot e prodhimit bujqësor.

“Kemi filluar me printimin e kartave të naftës, llogariten rreth 34 mijë karta fermeri të cilat do të shpërndahen. Nisim me naftën për t’i ardhur në ndihmë fermerëve, për uljen e kostove në punimet e mekanizuara në bujqësi. E kemi tenderuar që në momentin e parë që është çelur buxheti dhe ka nisur praktikisht shpërndarja e kartave për naftën falas tek fermerët, duke i ardhur në ndihmë bujqëve që të vijojnë punën me kosto më të ulta”, u shpreh Krifca në një intervistë televizive.

Krifca shpjegoi se, skemat e subvencionimit luajnë dhe një rol tjetër të rëndësishëm në bujqësinë shqiptare, në nxitjen e formalizimit që për konsumatorin, kthehet në siguri ushqimore, ndërsa për fermerët, NIPT-i, i hap rrugën në tregjet e reja ndërkombëtare.

“Masat tona po shkojnë edhe në formalizimin e bujqësisë. Sepse duhet ta theksojmë se pa incentivën e subvencioneve përmes skemave mbështetëse, shohim një vështirësi që fermerët të formalizohen dhe të hyjnë në të gjithë zinxhirin tregtar të vlerës ku bujqësia shqiptare aktualisht po shkon”, u shpreh Krifca.

“Kemi shifra shumë të mira të eksporteve të publikuara edhe nga INSTAT-i”, tha ministrja.

Sipas saj, për 3 mujorin e parë të vitit 2023 eksportet janë rritur me 17% në sasi, por paralelisht rritje shënohet edhe në vlerën e tyre. Kjo për faktin se fermerët po prodhojnë me cilësi gjithë e më të lartë dhe eksportet shqiptare po shkojnë tashmë në tregje gjithënjë e më shumë të sofistikuara, që kanë edhe çmime më të larta.

Për të frenuar tkurrjen në blegtori këtë vit të gjithë blegtorët dhe bletarët do të mbështeten financiarisht pavarësisht numrit në renditjen e aplikimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll