Komedia “Tërësisht të huaj” ka mbushur sallat e teatrit kombëtar javën e kaluar e për shkak të kërkesavë po rikthehet këtë fundjavë përsëri në skenë.
Me një kast fantastik aktorësh si Olta Daku, Flor Agllaliu, Igli Zarka, Ajlin Petrela, Kejdi Gishto, Ori Bici, Frans Bregu.
Komedia do të shfaqet këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar. Vepra prek një nga aspektet më të forta të aktualitetit: Secili nga ne ka tre jetë: një publike, një private dhe një sekrete! Ajo është super komedia Tërësisht të huaj!
7 miq (tre çifte dhe një i divorcuar) gjatë një darkë nën eklipsin e hënës, vendosin të bëjnë një lojë: çdo telefonatë, sms , ëhatsapp e gjithçka që vjen në telefonat e tyre do ta lexojnë dhe dëgjonë të gjithë. Lojë e cila zbulon tradhëtitë, vendimet, veprimet që çojnë çiftet dhe miqësitë në krizë.
Një komedi e mrekullueshme e cila e zbërthen ndikimin social dhe shoqëror të teknologjisë në themel.
Telefoni = kutia e zezë e gjithësecilit, një lojë e cila do ti kthejë ata në tërësisht të huaj me njëri tjetrin!