Hapësire reklamuese

Rajoni

Kërkesa të shumta për riatdhesim edhe në Kosovë, Qendra e Studentëve nuk ka më vende

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Kosova po përballet me një fluks të madh kërkesash për riatdhesim, pasi mbi 1000 shtetas kosovarë po kërkojnë të rikthehen në atdhe.

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, Alban Zogaj ka thënë se kthimi i qytetarëve varet edhe nga hapësira karantinuese që ka Qendra e Studentëve.

“Kërkesat për kthim në Kosovë vetëm se janë duke u rritur. Ne jemi në kontakt me ambasadat tona në vendet perëndimore. Jemi duke u marrë me secilin rast prandaj jemi duke planifikuar edhe një fluturim për në Kosovë. Kryesisht kërkesat janë prej vendeve të Evropës por ka edhe nga Amerika. Kemi edhe kërkesa nga Kroacia që janë kryesisht punëtorë sezonal", tha Zogaj.

Zogaj thotë se po diskutohet me Ministrinë e Shendetësisë dhe atë të Punëve të Jashtme për fluturimin e ardhshëm që do të bëjë të mundur riatdhesimin e disa qytetarëve kosovarë.

“Kemi kërkesa të shumti nga Kroacia, kemi një kërkesë për fluturim nga Belgjika dhe disa kërkesa nag vendet e Skandinavisë. Jemi duke i diskutuar me ekipin tonë dhe shumë shpejt do të marrim një vendim”, tha ai.

Problem mbeten vendet në Qendrën e Studentëve, pasi janë të gjitha të zëna.

“Ne nuk mund të pranojmë persona tjerë nga jashtë vendi pa u liruar hapësirat ekzistuese”, tha Zogaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll