Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
76 %
2.1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Kërkesa për sekuestrimin e pasurive të Adriatik Llallës, reagon Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! Këtë lloj korrupsioni duhet të ndjekë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

11698562513d7137d6758ab3fd5b5382

Vendimi i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion për të sekuestruar pasuritë e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është përshëndetur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.  

Në një status në rrjetin social “Twitter” ajo shkruan se SPAK po jep rezultatet dhe SHBA vijon ta mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të nxjerrë fitimin nga korrupsioni. SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së,” shkruan Kim. 

Më tej, ajo shton se kjo çështje korrupsioni është pikërisht ajo për të cilën SPAK u krijuar.

“Ky është saktësisht lloji i çështjes së korrupsionit që SPAK u krijua për të ndjekur penalisht,” shkruan Kim.

Kujtojmë që SPAK është kritikuar për shkak se dy çështjet e para të hetuara për korrupsion ishin dy qytetarë të ndaluar për rryshfet me 1 mijë lek tek punonjësit e policisë.

Prej vitit 2018, disa mijëra metra katrot tokë dhe një apartament në pronësi të Llallës u vendosën në sekuestro preventive, pas akuzave të ngritura ndaj tij për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Tani SPAK sërish ka kërkuar që të vihen në sekuestro:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Aktualisht Llalla po gjykohet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave. Nëse shpallet fajtor, Llalla rrezikon nga dënimi me gjobë, deri në tre vite burg.

Më shumë

spot_img