Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
0.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
22 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Kërkesa për heqjen e mandatit të Xhaçkës, deputetët “përplasen” në mbledhje, Balla: Na vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ditnë e sotme është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Kjo mbledhje është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës. Gazment Bardhi kërkoi shkarkimin e Xhaçkës, ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar që PD të vërtetojë që ministrja ka përfituar të ardhura.

Pjësë nga debati:

Balla: Qetësohu mor djalë ça ke, unë e di që nxehesh nga Saliu po ta mbaroj. Sa i përket përfshirjes së Këshillit për Rregulloren në këtë proces. parashikimet e nenit 70, pika 2-3, deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse.

Znj. Kryetare unë mendoj që zotëria aty duhet të qetësohet.

Nikolla Nuk mund të bësh si sufler aty.

Balla: Qetësohu more, e di çfarë të ka hyrë, po qetësohu. O zotëri i dashur! S’kam parë ndonjëherë kështu.

Ai po ndihet i vrarë, unë çfarë të bëj i shkreti. E shoh sa seriozisht e keni. Sa i përket nenit 70, deputetët s’mund të kryejnë asnjë veprimtari fitmprurëse. Unë ju pyeta sa ka qenë fitimi, a ka një qindarkë fitim dhe ju thatë nuk dini. Procesverbali tregon se fitimi nuk ka ndodhur. Që do të thotë kërkesa juaj nuk është e bazuar në parashikimin e Kushtetutës. Sepse në të gjtiha rastet e vendimeve të gjk, kur i jemi drejtuar, GJK në doktorinën e vet të përcaktuar për këtë rast ka sanksionuar dhe ka kërkuar nga kërkuesi vlerëismin e përfitimit. ka ndodhur përfitmi dhe sa ka qenë.

Flas për vendimn e 2016 të GJK, e cila në doktrinën e vet ka përcaktuar sa ka qenë fitimi që ka ardhur te deputeti. Fitimi do të ndodhë tha deputeti, por nuk ka ndodhur. Deri në këtë moment këtu nuk ka pasur fitim. Sipas kërkuesve fitmi do të ndodhë, se kur këtë nuk e dimë. Pra, nuk provohet në kërkesë që një qindarkë e vetme të ketë hyrë si fitim në familjen e deputetit në fjalë. Për këto arsye unë mendoj që kjo çështjes është e qartë për opinionit publik nuk kemi të bëjmë fare me kushtete e nenit 70, i cili vendos dhe natyrshëm që unë do të kërkoj kohën e nevojshme dhe për ta elaboruar qëndrimin ën fjalë, referuar dhe qëndrimeve që do mbahen nga kolegët. Por falënderoj kërkuesit që me përgjigjen e tyre i dhanë përgjigje këtij rasti.

Gazment Bardhi: Zotëria deformoi përgjigjen time dhe unë kam detyrimin të flas përpara qytetarëve shqiptarë.

Bushka: Zoti Bardhi më nxorët një hartë dhe më treguat pronën.

Bardhi: S’mund të flasin dy nga njëri krah.

Bushka: Këtu është mbledhje pune, do verifikojmë ca detyra që na i ka dhënë rregullorja dhe Kushtetuta. Në kor me zotin Bardhi nuk flas dot.

Bardhi: T’i jap përgjigje Taulantit.

Nikolla: O zoti Bardhi pse bëni kokëfortin pa sens.

Bardhi: Nuk ju dëgjoj fare. A ka mundësi zonjë të më japësh fjalën. Zotëria nuk e dëgjoj.

Bushka: Nëse zoti Bardhi ka bërë kërkesën për të na mbledhur këtu nuk do të dëgjojë përgjigjen time, kot që rrimë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img