Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kërkesa e SPAK për heqje mandati, Sali Berisha: Ata që votuan janë mercenarë pa moral

Shkruar nga Newsbomb
Kërkesa e SPAK për heqje mandati, Sali Berisha: Ata që votuan

Sali Berisha quajti ‘mercenarë’ deputetët që votuan ditën e sotme në Këshillin e Mandateve.

I ftuar në emisionin “Drejt” Në Ora News, ish-kryeministri u shpreh se parlamenti nuk mund të marrë një vendim pa prova. Berisha deklaron se nuk ka asnjë shkresë me firmën e tij, ndërsa vetë ai ka 4 vendime me firmën e Ramës për këtë çështje.

"Parlamenti nuk merr kurrë një vendim ndaj një deputeti pa vërtetuar provat. Ata nuk kanë asnjë provë. Ata janë mercenarë të cilët nuk kanë ligj as moral. Në 3 vjet hetime, në një proces që ka zgjat nga ‘94 në 2009 pra që vetkuptohet që duhet të ketë me qindra shkresa nuk gjen një të vetme me firmën e Sali Berishës. Unë sot kam këtu 4 vendime me firmën e Edi Ramës," tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese