Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kërkesa e SPAK për Berishën, Gjokutaj: Një masë e tillë është jashtë çdo lloj logjike

Shkruar nga Newsbomb
Kërkesa e SPAK për Berishën, Gjokutaj: Një masë e

Avokati Genc Gjokutaj shprehet se kërkesa e SPAK për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës është jashtë çdo lloj logjike dhe synimi i vetëm është goditja e opozitës.

“Kërkesë që SPAK ka bërë në GjKKO dhe është pikërisht kjo kërkesë që dekripton qëllimin e ashpërsimit të masës së sigurimit dhe nuk ka të bëjë me mos paraqitjen e Berishës njëherë në dy javë por është interesi që ai të mos jetë në krye të PD”, tha Gjokutaj në një emision televiziv.

“Autorizimi i dhënën nga Kuvendi ishte realizmi i këtij skenari dhe ishte urdhër politik i prerë he nuk kishte të bënte me masën. Këtë skenar do të kishin zili dhe turqit dhe rusët dhe nuk mund të imagjinohet që një lider i PD ti thuhet ti mos komuniko. Mbikëqyrja policore nuk ekziston në ligj dhe është shpikje e SPAK. As drejtësia e kohës së komunizmit nuk ka parashikuar të tilla situata që nuk janë të parashikuar në ligj. Nuk ka vend në botë që të aplikojë këtë lloj mase sigurie“, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed