Hapësire reklamuese

Politikë

Kërkesa e SPAK në Kuvend për arrestimin e Berishës, Noka: Do përshkallzojmë aksionin

Shkruar nga Newsbomb
Kërkesa e SPAK në Kuvend për arrestimin e Berishës, Noka: Do

Deputeti i Pd, mbështetësi më i madh i Sali Bërishës, Flamur Noka ka folur me tone të ashpra kundër qeverisë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK duke thënë se ky i fundit i shërben qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Nokës, SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës pë Berishën, në mënyre që t’i mbyllë gojën. Gjithashtu ndryshimi i masës është presion për të penguar aksionin opozitar, i cili sipas tij do të përshkallëzohet.

“Situata politike është në ditën më të zezë të saj. Këtu po ngrihet një regjim tiranik. SPAK po përdoret për të goditure opozitën dhe po bën politikë. E ka kthyer veten në një shërbim të regjimit kundër opozitës” - – ka thënë Noka i ftuar në News 24.

Gjithashtu ndryshimi i masës është presion për të penguar aksionin opozitar  në Parlament, i cili sipas tij do të përshkallëzohet.

“Ashpërsimi i masës që kërkon SPAK është përshkallëzim i aksionit opozitar dhe i mosbindjes civile që po bëhet gati, dhe e dyta, gjithë kjo ngutje është për t’i mbyllur gojën Berishës. Sapo bashkoi grupin parlamentar, SPAK fabrikoi një dosje për ta sulmuar atë. Sapo kishte nisur mosbindja civile në Parlament, dhe jemi në momentin që do krijohet një front parlamentar. SPAK izolon Berishën nga aktiviteti i tij politik. Ky sulm është një sulm i regjimit ndaj opozitës, ndaj PD.” – tha deputeti.

Ai edhe njëherë ka ngritur pyetjen se përse SPAK në tetor nuk ndoqi kushtetutën dhe sot kujtohet ta respektojë atë.

“Është betejë për të mbrojtur nga regjimi mafioz, kriminal. Ne akoma nuk kemi ezauruar akoma fazën tonë të protestës, do ta kulmojmë këtë betejë dhe më pas do të thërrasim këtë betejë. Pa u rikthyer të drejtat kushtetuese dhe ligjore, nuk do të ketë normalitet në atë parlament” – tha Noka ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese