
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar për herë të parë kërkesën e SPAK për Kuvendin për marrjen e një masa më të ashpër sigurie ndaj ish-kryeministri Sali Berisha.
E ftuar në Euronews.al, deputetja tha se Partia Demokratike nuk e ka betejën me SPAK-un dhe nuk duhet ta ketë betejën me SPAK-un.
Ajo theksoi se vetë ka qenë personi që ka shkuar në SPAK më shumë se kushdo tjetër dhe jo për arsyet që shkojnë zyrtarët sot.
“Nuk është gjë e mirë as për PD as për Shqipërinë që kemi një ish-kryeministër dhe ish-president që sot është përpara SPAK-ut, Nuk është as për Partinë Demokratike një lajm I mirë.
Partia Demokratike nuk e ka betejën me SPAK-un dhe nuk duhet ta ketë betejën me SPAK-un. PD ka insistuar shumë që SPAK të jetë ky që është sot. Çdo vendim që SPAK sjellë në parlament nuk ma merr mendja që do ketë ndonjëherë votën kundër të Partisë Demokratike. Sot nëse diskutojmë për një SPAK që të gjithë kërkojnë t’I marrin meritat, nga ndërkombëtarët tek kryeministri, sot ky institucion është ngritur në mënyrë të tillë, është pasi nga të 7-të ligjet e reformës në drejtësi vetëm ligji për SPAK-un u miratua me dakordësi. Partia Demokratike pati komente se u morën parasysh se ndërhyri ambasada amerikane. SPAK ka qenë një institucion me një ligj që u miratua me dakordësi. Unë jam personi që kam shkuar në SPAK më shumë se kushdo tjetër dhe jo për arsyet që shkojnë zyrtarët sot.
PD nuk e ka betejën me SPAK, por e ka me kundërshtarin dhe duhet të fokusohemi aty”, tha Tabaku.