Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kërkesa e PR-së për lejimin e tubimeve elektorale, Ministria e Shëndetësisë merr VENDIMIN, ja çfarë firmosi Manastirliu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e1bf2c0d0ff48df30381ae7e08723e4d

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar kohëzgjatjen e kufizimeve për grumbullimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i ardhur pas padisë së Partisë Republikane.

Në urdhrin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se ndryshon togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë”, i cili zëvendësohet “deri në datën 25.3.2021”.

Pra kohëzgjatja e kufizimeve aktuale, për të cilin Gjykata Kushtetuese kërkoi rishikim do të jetë deri më 25 mars, në datën kur fillon zyrtarisht fushata elektorale.

URDHËR Nr. 158, datë 11.3.2021

PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 633, DATË 17.11.2020 “PËR NDALIMINE GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë 11.3.2021, URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:

1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.

2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Ogerta Manastirliu

Screenshot_7.jpg

Screenshot_8.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img