Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Kërkesa e PD për largimin nga ‘Zgjedhorja’, Gjiknuri: Absurditet, jam thjesht përfaqësues i PS në atë tryezë

spot_img

Lajme të ngjashëm

d41790d80a80b36ef490208373ac7e7f

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri thotë se kërkesa e PD për largimin e tij nga ajo tryezë dialogu është absurditet dhe se po sulmohet politikisht.

“Kjo është një përrallë, justifikim, absurditet. Unë skam ndonjë pushtet të madh aty, jam përfaqësues i PS. Pastaj unë as jam dënuar as jam thirrur nga prokuroria, as kam ndonjë proces gjyqësor të hapur me drejtësinë. Jam sulmuar politikisht”, tha Damian Gjiknuri në ABC News.

Më tej, Gjiknuri u shpreh se pavarësisht se i duket absurditet kërkesa e PD, ai i qëndron premtimit të bërë, për tu larguar nëse ai është kusht që opozita të kthehet në tryezën e dialogut për Reformën Zgjedhore.

“Unë kam thënë, ata le të vijnë aty dhe unë do largohesha, nuk është e drejtë por do largohesha. Po të isha unë pengesa e vetme, në fillim e thash dhe i qëndroj. Por PD nuk e ka me mua, e ka me Parlamentin në tërësi dhe me Komisionin”, shtoi Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Më shumë

spot_img