Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, PS: Të lexojmë dokumentacionin, nuk kemi patur kohë! Alibeaj: Kërkoni ta hiqni nga vëmendja

Shkruar nga Newsbomb
Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, PS:

Këshilli i Mandatve ditën e sotme u mblodh për të shqyrtyar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të ministres Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se kërkesa i plotëson të gjitha kushtet dhe se nga 1/10 e deputetëve të parlamentit është kërkuar pavlefshmëria e mandatit të Olta Xhaçkës.

“Kërkesa është e nënshkruar nga 14 deputetë. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimeve strategjike, dhënien e statusit të investitorit strategjik të shoqërisë që ka lidhje me znj. Xhaçka. Ekstratet nga institucionet që përcaktojnë kush është administratori i shoqërive përkatëse. Kërkesa i ka të gjithë elementët. Janë përcaktuar qartësisht dispozitat ligjore, shkelja e tyre, analiza e fakteve dhe pjesa e provave. Sa i përket shtjellimit të përmbajtjes, do ta bëjë z. Korreshi”, tha Alibeaj.

Ndërkohë, deputetja e PS-së Klotilda Bushka kërkoi shtyrjen e mbledhjes me argumentin se nuk janë njohur ende me dokumentacionin pasi si ajo dhe deputetja Ermonela Felaj nuk ndodheshin në Shqipëri.

“Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se PD po bën teatër me çështjen e heqjes së imunitetit të ministres Olta Xhaçka.

 “Kam merak që një pjesë e deputetëve nuk e njohin rolin e këshillit për këtë rast. Nëse ju keni ndërmend të bëni debat për këtë çështje, debat nuk ka. Nëse ju keni ndërmend të bëni teatër me këtë çështje, teatër nuk ka. Ajo që tha Bushka nuk kishte nevojë për koment nga ana juaj. Diskutimi këtu është i karakterit kushtetues, nuk e heqim dhe as nuk e japim ne mandatin. Mandatin e heq Gjykata Kushtetuese. Ajo që bëjmë ne nuk hyn fare në thelb, aty hyn vetëm Kushtetuesja. Keni sjellë dokumentacionin dhe ai duhet lexuar. Në fund ky institucion këtu nuk merr vendime. Që të jemi korrektë me detyrën që na ka ngarkuar ne Kuvendi i Shqipërisë, gjithë dokumentacionin që ka ardhur duhet ta verifikojmë.

Unë do ulem bashkë me kolegët e mi gjatë ditës së sotme, të lexojmë dokumentacionin që kur të vijmë këtu të jemi seriozë me ata që na ndjekin. Ne kemi detyrë këtu që gjithë këtë dokumentacion ta shohim. Lexojeni rregulloren, nuk është i detyruar që deputeti të jetë present. Në rast se e konsideron të nevojshme, mund të jetë. Prandaj është diferenca mes teatrit, bujës politike dhe substancës. Substanca është zero. Kërkesa e Bushkës është një kërkesë në parim që nuk mund të vihet në dyshim nga ana e Këshillit”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll