Komisioni Europian ka publikuar ditën e sotme progres-raportin për Shqipërinë, ku një pjesë të veçantë zinte edhe goditja e korrupsionit te zyrtarët e lartë.
KE i ka kërkuar SPAK që të hetojë dhe të ndjekë penalisht zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion, pasi deri më tani dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit.
Shqipëria ka bërë përpjekje të mëtejshme për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit, edhe pse mbetet një objektiv që kërkon vullnet politik dhe veprime të mëtejshme të strukturuara dhe të qëndrueshme. Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit.
Strukturat e specializuara kundër antikorrupsionit (SPAK dhe gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) duhet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm të vendit për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze”, thuhet në raport.