Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kërcet” pistoleta në Drimadhe, 28 vjeçari rrihet me dy persona të tjerë, nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Shkruar nga Newsbomb
“Kërcet” pistoleta në Drimadhe, 28 vjeçari rrihet

Një i ri është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë (sportive) pistoletë në ajër, pas një konflikti me dy persona të tjerë.

Referuar njoftimit të Policisë, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit të identifikuar vetëm me inicialet H.F 28 vjeç, sepse është konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë, të identifikuar me inicialet D.D dhe O.T, e më pas ka qëlluar me armë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes,  gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu