Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kërcet arma për vendin e parkimit në Kukës, arrestohet një 18-vjeçar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Arma e sekuestruar

Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariat një 18-vjeçar që qëlloi në ajër me një armë të dyshuar zhurmuese.

Bëhet me dije se dy të rinjë janë konfliktuar për vendin e parkimit, konflikt që ka degjeneruar dhe në të shtënat e armëve.

Gilbert Shatri në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan për vendin e parkimit, kapet dhe shoqërohet nga Policia, 18-vjeçari që qëlloi në ajër me një armë të dyshuar zhurmuese.

Policia e Kukësit, pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë.

Shtetasi G. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll