Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.3kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
14 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Kërcet” arma në Shkodër, qëllohet me breshëri plumbash drejt dy makinave (EMRI i pronarit)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, në fshatin Gomsiqe e Re.

Paraprakisht, bëhet me dije se është qëlluar me breshëri plumbash drejt dy mjeteve në pronaësi të një 36 vjeçari, shtetasit David Ndoci. Dy mjetet në pronësi të të riut, një Ford Fiesta dhe një Mercedes Benz, kanë qenë të parakuara pranë shtëpisë.

Policia dhe grupi i hetimit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin/kapjen e autorëve të saj.

Velipojë/Shkodër

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img