Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

“Kërcet arma” në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, një person konfliktohet me disa të tjerë dhe qëllon me pistoletë (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtëna me armë zjarri raportohet në këtë momente në Zvërnec, në zonën e plazhit, shkruan neësbomb.al. Paraprakisht, bëhet me dije se është qëllluar të paktën tre herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ka qenë një konflikt i çastit mes një personi dhe anëtarëve të një familjeje, i cili ka degraduar deri në përdorimin e armës. Deri tani raportohet se nuk ka persona të plagosur, pasi personi që ka qëlluar me pistoletë, ka qëlluar në ajër.

Forca të shumta nga Policia e Vlorës janë nisur drejt vendngjarjes. Personi që ka qëluar me armë është Luçio Rroko. Ai është larguar nga plazhi me një motor.

Policia e Vlorës bën me dije se ka identifikuar personin që qëlloi me armë dhe po punon për kapjen e tij.

“Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë,  shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img