Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“Kërcet arma” në Mitrovicë, një person humb jetën, plagosen 3 të tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, ku një shtetas kosovar ka qëlluar drejt tre personave, të cilët janë dërguar në spital për të marrë mjekim, e ndërsa njëri prej tyre ka ndëruar jetë në spital. 

Po ashtu edhe autori i dyshuar është plagosur, ku është dërguar në spital dhe ndodhet nën vëzhgimin e policisë.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img