Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Kërcet" arma në mes të ditës në Kurbin, plagoset 25-vjeçari, niset me urgjencë drejt Traumës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
"Kërcet" arma në mes të ditës në Kurbin,

Të shtëna më armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Kurbin.

Burime bëjnë me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari, Emanuel Preçi dhe është shpallur në kërkim, autori i plagosjes, Kadri Kurtaj, 27 vjeç, banues në Kurbin.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu