Një plagosje me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi D.B, 40 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” në Durrës.
40-vjeçari është paraqitur në spital i plagosur, ndërkohë menjëherë pas njoftimit të marrë autoritetet kanë shkuar në vendin en gjarjes dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se ai dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.
I riu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i plotë:
Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.