Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Kërcënuan me kaçavidë përgjegjësin e pyjores, arrestohet 27 vjeçari në Elbasan, në kërkim 3 të tjerë (Si ndodhi ngjarja)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

adfca791f651fc641d9d9d511592d17a

Një 27 vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar me anë të kaçavidës përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura.

Lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë.

Këta persona rreth orës 21:30  të mbrëmjes së djeshme  në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë  konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores,  tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

Njoftimi i policisë:

Kanosi  me kaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan, kapet dhe  vihet në pranga nga Policia 27-vjeçari.

Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, bashkëpuntorë të 27 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç,  banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve  A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe  L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.

Këta shtetas rreth orës 21:30  të mbrëmjes së djeshme  në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë  konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores,  tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut   përgjegjësin e  sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.

Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.

Po në vijim të veprimeve policia shpalli në këkrim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img