Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënuan me jetë atë dhe familjen e tij, ish-shefi i Krimeve në Elbasan merret në mbrojtje dhe largohet nga qyteti

Shkruar nga Newsbomb

Sokol Novaku, ish-shefi i Sektorit Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit u kërcënua dje me jetë, përmes një mesazhi që mbërriti në celularin e tij. Mesazhi ishte për të dhe familjen e tij.

Bëhet me dije se Novaku dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, pas kërcënimeve.

Mësohet se ish-shefi I Krimeve është larguar nga qyteti së bashku me familjen për diku tjetër për të qenë më të sigurt.

Kujtojmë që në mesazh thuhej “Mos kujto se kemi harruar për ato 4 kilet që na keni kapur. Do të të bëjmë ushqim për derrat ty dhe familje tënde, i ke ditët e numëruara. Kena me të q* ropt", janë disa prej fjalëve kërcënuese që kanë mbërritur në celeularin e Sokol Novakut, shkruan neësbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll