Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënonte se do të shpërthente bombolën e gazit, i riu ishte i dënuar për drogë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Arsen Goga është i riu që pak pak më parë kërcënoi se do të shpërthente bombolën e gazit në Vlorë.

Bëhët me dije se Arsen Goga ka qenë i dënuar për dorgë dhe ishte me ‘detyrim paraqitje’.

Mësohet se Goga nuk e zbatonte masën e sigurisë dhe nuk ishte paraqitur para Policisë Gjyqësore.

Pak më parë i riu në Vlorë kërcënonte se do të shpërthente bombolën e gazit dhe herë pas here ndizte edhe shkrepse.

Fillimisht u njoftua se ai kishte marrë peng familjen e vetë, por më pas u njoftua se ishte vetëm.

Goga u neutralizuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda ambientit kur i riu qëndrionte i mbyllur dhe më pas e ka neutralizuar atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu