Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:Alfred Mëhilli, 41 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka kërcënuar me thikë vëllain e tij, shtetasin R.M, 55 vjeç.
Gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit Alfred Mëhilli iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë dhe një dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sondazh
Poll