Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Kërcënon Irani: Luftë në çdo front, po na sulmuan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Çdo sulm nga SHBA apo Arabia Saudite do të rezultojë në një luftë masive, kërcënon Teherani.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, gjatë një interviste për CNN tha se Irani nuk do të trembet dhe do të mbrojë territorin e vetë.

Irani akuzohet nag zyrtarë të lartë në SHBA se qëndron pas sulmeve me dron ndaj dy rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite. Përgjegjësinë për këto sulme e morën rebelët Houthi në Jemen, të cilët kanë mbështetjen e Iranit.

“Ne nuk duam luftë, nuk duam të përfshihemi në konfrontime luftarake”, tha Zarif për CNN.

Zarif mohoi sërish akuzat për përfshirjen e Iranit në sulmin me dron. “Janë sajesa, sajesa për të drejtuar gishtin dhe për t’i vënë fajin Iranit, që ata të arrijnë diçka. Prandaj them se janë mashtrime për të shkuar drejt luftës”, shtoi ministri i Jashtëm i Iranit, Zarif.

Më shumë


spot_img








spot_img