Kërcënon Dade: Po nuk u zbatua statuti do lë testerën e PS-së Deputetja e PS, ndër deputetet më të vjetra në Partinë Socialiste ka kërcënuar sot në asamble se nësë nuk do të zbatohet statuti në parti ajo është gati të lërë testerën e PS.
“Do pres ka kohë nga kongresi deri në zgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk zbatohen rregullat unë do të vë në dyshim testerën e Partisë Socialiste. Me këtë statut mua më bie radha të kandidoj pas 12 vitesh, s’mund të nxierren pengesa me mbledhje firmash”, ka thënë Dade.
Sakaq, deputeti Bashkim Fino i pyetur për deklaratën e koleges Dade ka thënë se statuti nuk përdoret për të kërcënuar.
Vetë kreu i PS Edi Rama pas fjalimit ku propozoi referendum brenda PS-së për zgjedhjen e kryetarit është larguar menjëherë.