Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënojnë me armë punonjësin, tre persona të maskuar grabisin karburantin në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë natës, rreth orës 02:30, është grabitur një karburant në aksin rrugor Vlorë - Babicë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë  në vendngjarje ku  nga verifikimi  paraprak  ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me  një  armë  zjarri,  ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë  (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe  janë larguar.

Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.