Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kërcënoi të hedhë veten në erë pranë metros në Francë, policia qëllon me armë gruan

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënoi të hedhë veten në erë pranë metros

Policia ka qëlluar me armë një grua të veshur me xhihab-i, e cila po kërcënonte të hidhte veten në erë ndërsa bërtiste Allahu Akbar në një stacion metroje në Paris.

Mediat e huaja shkruajnë se gruaja në fjalë është qëlluar me armë në stacionin e metrosë Bibliothèque François-Miterrand në Paris. Kanë qenë qytetarët ata që kanë parë gruan e dyshimtë, e cila më pas kërcënoi të hidhte veten në erë.

Efektivja që qëlloi gruan në fjalë, tha se hapi zjarr ndaj autores për sigurinë e qindra qytetarëve që ndodheshin atë moment në stacionin e metros. Mësohet se gruaja është dërguar në spital dhe gjendja e saj ishte kritike.

Franca ka qenë në “gatishmëri sulmi” që nga 13 tetori, kur një mësues në qytetin verior të Arras u godit me thikë për vdekje nga një ish-nxënës islamik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese