Ardit Gavoçeja, 25 vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës pas kërcënimit që i bëri të dashurës së tij me inicialet Gj.D , 21 vjeç. 21 vjeçarja bëri denoncimin në polici pasi i dashuri e kërcënoi se do hidhte në internet foto intime të saj.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit policia ka arrestuar të riun i cili tashmë nuk do mundet të publikojë asgjë nga ato për të cilat kishte kërcënuar. 21 vjeçarja është banuese në Pukë dhe i ka dhënë fund lidhjes me të riun i cili pas kësaj ka menduar të bënte publike fotot e saj.
Sondazh
Poll