Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kërcënoi se do të hidhej nga skelat e Muzeut Kombëtar, 40 vjeçari i bindet negociatave dhe zbret nga lartësia (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Admir Jahelezi raportohet se është personi që ka tentuar të vetëhidhet nga skelat e Muzeut Historik Kombëtar në qendër të Tiranës. Ai i është bindur negociatorëve dhe ka pranuar të zbresë nga lartësia ku ishte ngjitur.

“Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Ndërkohë, dëshimtarë nga vendngjarja janë shprehur se burri që kërcënoi me vetëvrasje ka kërkuar që të punësohet. Burime të pakonfirmuara thonë se kemi të bëjmë me një pronar të një agjencie transporti të falimentuar.

 “Kam marrë në telefon tek ministria e Transportit. Belinda Balluku ma ka mbyllur telefonin. Nuk osht marr asnjë masë. Të takoj edhe ministren Belinda balluku, unë se kuptoj pse nuk marrin masa. Është përgjegjëse për dhënien e liçensave të transportit, po bëhet një tregti e pandershme. Kjo më ka detyruar të zhytem në borxhe”, ka thënë Jahelezi pasi ka zbritur nga lartësia.

Ndërkohë, vëllai i Admir Jahelezit ka thënë se licensa e kompanisë së tyre është bllokuar, ndërsa administratori i një firme të quajtur “Rilindja SHPK” i ka kërcënuar me jetë.

“Kemi bërë kallëzim në prokurorinë e qarkut të Tropojës. Na kanë kërcënuar me jetë, administratori i firmës “Rilindja SHPK, na ka thënë se do të na zhdukte si familje. Ministria na ka bllokuar liçencën që mos të operonim më. Na ka dalë dhe na kërcënuar pronari i agjensisë së transportit ‘Rilindja SHPK’.

Në Kosovë kemi taku edhe kryeministrin. Ndërsa këtu është hermetike çdo gjë, e mbyllur. Arsyeja e këtyre kërcënimeve, është fakti që ata nuk duan të kenë konkurrencë, duan të krijojnë monopol”,  është shprehur vëllai i Jahelezit.

Më shumë

spot_img
spot_img