Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit, jepet masa e sigurisë për Mikel Posatollin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për 37-vjeçarin Mikel Posatolli, i cili tentoi që të digjte kutitë e votimit pasditen e 25 prillit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10 kur po transportoheshin kutitë e votimit nga fshati drejt qytetit të Fierit për në KZAZ kryesore.

Pasi mbërriti afër qendrës së votimit, 37-vjeçari bënte thirrje për djegien e kutive të votimit.

Ai u arrestua nga policia, e cila sekuestroi shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.

Sipas informacioneve nga policia, Mikel Postolli është banues në fshatin Havaleas.

Ai kishte shkuar në në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov, e cila ka shpërthyer. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img