Hapësire reklamuese

Bota

Kërcënoi se do përsërite masakrën e Pragës, arrestohet një i moshuar në Sllovaki

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënoi se do përsërite masakrën e Pragës,

Policia në Sllovaki ka arrestuar edhe një burrë i cili kishte kërcënuar se do të kryente një masakër të ngjashme me të shtënat masive të së enjtes në Pragë.

Para dy ditesh u arrestua edhe një i ri në Pragë i cili njësoj si i moshuari sot ka thënë se është frymëzuar dhe mund të kryej të njëjtën masakër.

Raportohet se një 64-vjeçar u mbajt në qytetin verior të Zilina pasi ai thirri shërbimet e urgjencës duke pretenduar se kishte ndërmend të bënte atë që ndodhi në Pragë.

64-vjeçari përballet me ndjekje penale për përhapjen e alarmit,duke rrezikuar një dënim maksimal prej dy vitesh burg.

Kujtojmë se të enjten një student hapi zjarr në një universitet të Pragës, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese