Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Kërcënoi një grua për të mos marrë pjesë në seancat për vrasjen e burrit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tepelenës pasi kishte kanosur një grua që të mos merrte pjesë në seancat gjyqësore për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Policia bën me dije se gruaja kallëzoi në polici kërcënimin që kishte marrë nga shtetasi me inicialet V.Ll, për të mos dëshmuar në seancat gjyqësore për vrasjen burrit të saj në vitin 1997.

Informacion nga Policia:

Kanosi një shtetase, për të mos kallëzuar në seancat gjyqësore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 56-vjeçari.

Në datën 08.06.2022, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasja M. M., se në datën 02.06.2022, në Tepelenë, një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje e vitit 1997.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një pune të mirorganizuar hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit V. Ll., 56 vjeç, banues në Fier. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Më shumë




spot_img








spot_img