Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Kërcënoi me vdekje dhe dhunë, dënohet me burg babai i Capital T

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3c9e4573c8c873d7d8375376bb2a504 scaled

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, njëherazi dhe babai i reperit shqiptar Trim Ademi i njohur ndryshe edhe si Capital T është dënuar me nëntë muaj burg.

Agim Ademi është shpallur fajtor pasi akuzohet të ketë kërcënuar me vdekje në muajin korrik të vitit 2012 Dritëro Kadollin.

Së bashku me Muharem Ramën, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza, mendohet se dyshja kanë kërcënuar me vdekje Kadollin në mënyrë që ky i fundit t’u japë makinën e tij të tipit BMË X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej një tjetër shtetasi i identifikuar si Sami Hamiti.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit ‘BMW X5’, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga ‘zonë e gjelbëruar’ në ‘zonë ndërtimore’.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img