Policia e kryeyqytetit ka mundur të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se mbrëmjen e sotme shtetasi Sh.K, 36 vjeç ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin M. D., banues në Paskuqan 2.
Një natë në parë 36-vjeçari kishte dëmtuar mjetin e këtij shtetasi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, ndëkrohë që 36-vjeçari u vendos në prangat e policisë
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit së në lagjen Paskuqan Nr. 2, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri shtetasin M. D., 39 vjeç, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ky shtetas, gjatë natës, i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme, e ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin M. D., banues në Paskuqan 2.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.