Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënoi me armë një person, arrrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënoi me armë një person, arrrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte i shpallur në kërkim pasia ka kanosur me armë një person.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.  Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Personi në fjalë, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, kapet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në

bashkëpunim me specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  1. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, pasi ky shtetas, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese