Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate Haxhi Hoti, është dënuar me 6 muaj burgim me kusht pasi ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Hoti akuzohej se përmes një shkrimi të publikuar në “Facebook”, shkruante se Albin Kurti kishte dy rrugë, ose të lëshonte Kosovën ose mund të vritet. Aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues, Alltëne Murseli.
Haxhi Hoti akuzohej për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Gjykatësja Murseli ka bërë të ditur se dënimi ndaj Hotit nuk do të ekzekutohet, nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.