Kërcënohet me jetë Presidenti Thaçi, arrestohet autori

Publikuar tek: rajon, më 08:44 27-03-2020 Kërcënohet me jetë Presidenti Thaçi, arrestohet autori Presidenti i Kosoves Hashim Thaci

Një qytetar nga pjesa veriore e Kosovës, Kujtim Boletini, ka kërcënuar me vrasje Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, raportojnë mediat kosovare.

Sipas këtyre mediave, bëhet e ditur se autori është arrestuar nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se "gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë".

“Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

Më pas ky postim është fshirë. Ky kërcënim për Presidentin e Kosovës vjen pas krizës politike që ka Kosova, kur qeveria e kryesuar nga Albin Kurti u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga bashkëaleati i tij qeverisës Isa Mustafa.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094130039215088
array(1) { ["section"]=> string(60) "kercenohet-me-jete-presidenti-thaci-arrestohet-autori-200239" }