Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

‘Kena me të q* ropt’, kërcënohet me jetë ish-shefi i Krimeve në Elbasan (MESAZHI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3c4b7f15fd65c4e28046e53611246764

Është kërcënuar me jetë Sokol Novaku, ish-shefi i sektorit krimeve në drejtorinë e Elbasanit. Kërcënimi ka ardhur në numrin e tij të celularit.

Deri më tani nuk dihet se nga kush i ka ardhur ky kërcënim, por besohet se ka lidhje me profesionin e tij.

“Mos kujto se kemi harruar për ato 4 kilet që na keni kapur. Do të të bëjmë ushqim për derrat ty dhe familje tënde, i ke ditët e numëruara. Kena me të q* ropt”, janë disa prej fjalëve kërcënuese në telefonin e tij. 

Dy javë më parë Novaku iku nga posti i kreut të Sektorit të Krimeve në Policinë e Elbasanit, dhe në vend të tij u vendos Faik Ruko. Ndërkohë, Novaku i cili mbante me parë këtë post u transferua në komisariatin e policisë në Gramsh, në të njëjtin pozicion.

Ai ka qenë më parë ka qene Shef i komisariatit nr 2 në Tiranë dhe shef Krimesh në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Më shumë

spot_img
spot_img