Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Kërcënohet korespodenti i BBC në Pekin, zhvendoset në Tajvan me familjen, çfarë zbuloi për Kinën?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Korespondenti i BBC-së në Pekin John Sudworth është larguar nga Kina dhe është zhvendosur në Tajvan pas presionit dhe kërcënimeve nga autoritetet kineze. Sipas raportimit të BBC, Sudworth, i cili ka fituar çmime për raportimin e tij mbi trajtimin e njerëzve në rajonin e Xinjiang, u largua nga Pekini bashkë me familjen e tij.

BBC thotë se është krenare për raportimin e tij dhe ai mbetet korespondent i saj në Kinë. Ai dhe familja e tij u shoqëruan në aeroport dhe në zonën e regjistrimit nga oficerët e policisë të veshur si civilë. Ndërsa gruaja e tij, Yvonne Murray, raporton nga Kina për televizionin publik Irlandez RTÉ.

Sudworth thotë se ai dhe ekipi i tij u përballën me mbikëqyrje, kërcënime të veprimit ligjor, pengesa dhe kërcënime kudo që u përpoqën të filmonin. Kolegët e tij raportues janë ende në Pekin dhe ai thotë se synon të vazhdojë raportimin e tij nga Tajvani. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha se autoritetet nuk ishin njoftuar paraprakisht.

“Vetëm ditët e fundit kur ishim përballë detyrës për të rinovuar kartelën e shtypit të Sudworth, mësuam se Sudworth u largua pa thënë lamtumirë. Pasi u largua nga vendi, ai në asnjë mënyrë nuk informoi departamentet përkatëse dhe as nuk dha ndonjë arsye pse, tha zëdhënësi Hua Chunying në një konferencë shtypi në Pekin.

spot_img

Më shumë

GSH

Koha Jone

Fjala

RD

Dita

spot_img
spot_img