Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënohet ish-speciali i RENEAS/ I morën ADN për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi, doli se nuk kishte lidhje (EMRI-DËSHMIA)

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënohet ish-speciali i RENEAS/ I morën ADN për vrasjen e

Një ish oficer i repartit elitar RENEA ka denoncuar se i rrezikohet jeta e për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish kolegët. Besnik Toska, 44 vjeç, ka treguar se si nga kqyrja e kamerave të sigurisë dalloi një person e ndiqte vazhdimisht. Por më tepër se sa karriera 16 vjeçare ne polici, ish speciali dyshon se kërcënimi mund të ketë lidhje me një hetim për vrasjen e Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në janar 2020 në Rrëshen.

Pikërisht pas vrasjes mafioze të biznesmenit Reçi që ende nuk ka autorë, denoncuesi pohon për gazetaren Anila Hoxha se ka qenë i shoqëruar në Drejtorinë vendore të Tiranës për t’ju nënshtruar me vullnetin e tij ekspertizës së ADN.

“Mbas ADN së përftuar prej meje u konfirmua se ajo nuk përputhej me ADN e gjetur në vendngjarje dhe për këtë shkak u përjashtova nga hetimi dhe nuk jam më i dyshuar për këtë ngjarje”- thotë ish oficeri para prokurorit të çështjes.

Siç u raportua dy vite më parë, për shkak të dyshimeve se snajperisti që vrau Kastriot Reçin mund të jetë një profesionist i armëve të këtij kalibri, nga hetimi nuk u përjashtuan as oficerë dhe ish oficerë të RENEAS që iu nënshtruan ekspertizave. Ndaj mes këtyre emrave të hetuar ka qenë edhe ish speciali nga Puka, i cili i ka radhitur pistat se ku dyshon duke përmendur edhe atentatin kundër Reçit.

Ai e përshkruan autorin që i kontrolloi makinën në garazh, të maskuar me një kapelë të zezë dhe që u shmangej kamerave duke mbajtur një çadër. Për këtë arsye ish polici thotë se pas këtij momenti që ka zbuluar me metodat që i kanë mbetur nga policimi, ai asnjëherë nuk i hipën makinës pa e kontrolluar.

"Arsyeja pse po bëj kallëzim", shton ish speciali "është se e kuptoj si një sinjal indirekt dhe të rrezikshëm për familjen." Burimet zyrtare pranë RENEA i thanë TCH se efektivi doli nga policia me dëshirën e tij dhjetorin e 2017.

Ndërsa për ngjarjen e Rrëshenit emri i ish policit nuk është më në rrethin e të dyshuarve mbas krahasimit të ADN, bëhet me dije se me shumë mundësi kjo gjë ka lidhje me aksionet ku ai ka marrë pjesë gjatë karrierës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu