Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Kërcënohet gazetarja e njohur, thërret policinë dhe SHQIPONJAT por zbuloni çfarë ndodh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kërcënohet gazetarja e Open Data Albania, Aranita Brahaj.

Lajmin e bën me dije vetë Brahaj e cila ka thërritur policinë dhe forcat Shqiponja për të zjerrë nga zyra personin që e kërcënoi, pronar i një kompanie për faktin që gazetarja ka publikuar të dhënat transparente të biznesit të tij në web.

Mirëpo, organet kompetente e kanë trajtuar këtë rast thjesht si një “shqetësim” duke mos marrë masat e duhura për mbrojtjen e gazetares.

“Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorucët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë”, shkruan Brahaj. E kontaktuar nga newsbomb.al Brahaj thotë se ngjarja ka ndodhur në shkurt por Prokuroria e ka mbyllur çështjen. Pas vendimit të Gjykatës është detyruar ta rihapë por sipas saj, rasti po zvarritet ende dhe është klasifikuar gabim vepra penale.

I PLOTË REAGIMI:

SJELLJA E PROKURORISË KUNDREJT KËRCËNIMEVE PËR CENSURË

Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra. Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga ëeb faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kuptn që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”. Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.

Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorucët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.

A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokuror që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë tja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafa.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img