Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënohet ambasadori rus në Tiranë? “Dua forca antiterrori nga Moska”

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori Rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin ka njoftuar zyrtarisht institucionet e shtetit shqiptar se ndihet i kërcënuar nga sulme të mundshme terroriste.

Burime të brendshme diplomatike për “Vizion Plus” bëjnë të ditur se ambasadori rus, Karpushin ndihet i kërcënuar prej kohësh nga ekstremistë Islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Burimet shtojnë se grupi ekstermist është i vendosur në një apartament afër ambasadës Ruse në Tiranë dhe nga aty vrojton të gjitha lëvizjet e ambasadorit dhe stafit të ambasadës ruse. Dyshohet që ekstermistët të kenë lidhje me ISIS dhe se po presin momentin e duhur për të sulmuar. Ambasadori rus për këtë arsye ka paralajmëruar stafin e tij që të limitojnë lëvizjet në kryeqytet.

Burimet thonë se ambasada ruse nuk ka paraqitur ende asnjë provë për ato që pretendon por insiston për shkak edhe të insinuatave që u përfolën pas sulmit në amasadën ruse në Ankara.

Ambasada ruse ka bërë kërkesë për asistencë nga ana e inteligjencës ruse për të vëzhguar këtë rast më nga afër, çka në këtë periudhë parazgjedhore mund të komplikojë shumë gjëra në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu