Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kërcënohen me jetë dy kandidatët për President të Malit të Zi

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënohen me jetë dy kandidatët për President të

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Twitter.

Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter.

Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviqit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviq. Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Të mërkurën, nga e njëjta llogari në Twitter u dërguan kërcënime me vdekje edhe ndaj deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq, e cila po ashtu garon në zgjedhjet presidenciale.

Vuksanoviq Stankoviq i raportoi kërcënimet në polici, konfirmuan autoritetet e rendit për Radion Evropa e Lirë.

“Kërcënimet cilësohen si vepër penale e rrezikimit të sigurisë dhe prokuroria përgjegjëse është e njoftuar për çdo gjë”, tha Policia e Malit të Zi.

Gjatë vitit të kaluar, Vuksanoviq Stankoviq mori vazhdimisht kërcënime, prandaj, nga mesi i vitit 2022, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë.

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i dënoi kërcënimet ndaj Gjukanoviqit dhe Vuksanoviq Stankoviqit, duke thënë se ato duhet të merren seriozisht. Ai tha se nuk ka arsye për panik, por i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të hetojnë çdo kërcënim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll