Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kërcënimi i Vladimir Putin: SHBA mendon se është e fuqishme, por do të rrëzohet si Bashkimi Sovjetik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërcënuar SHBA-në, pasi deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të përfundonin si Bashkimi Sovjetik, nëse nuk hiqnin dorë nga kritikat kundë rRusisë dhe Bjellorusisë.

“E dini cili është problemi? Do t’jua them si ish-qytetar i ish-Bashkimit Sovjetik. Cili është problemi i perandorive? Ata mendojnë se janë aq të fuqishëm sa mund të përballojnë gabime të vogla. Por numri i problemeve po rritet. Vjen një kohë kur ato nuk mund të trajtohen më. Dhe Shtetet e Bashkuara, me një ecje të sigurt, me një hap të vendosur, po shkojnë drejt në rrugën e Bashkimit Sovjetik”, tha Putin.

I pyetur për takimin që do të bëjë me Joe Biden, Putin tha se do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, të cilat momentalisht janë në nivel shumë të ulët.

“Ne nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje me SHBA. Ata kanë mosmarrëveshje me ne. Ne do të diskutojmë marrëdhëniet dypalëshe. Unë mendoj se duhet të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’i rritur këto marrëdhënie. Për momentin ato janë në një nivel jashtëzakonisht të ulët”, tha ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img